LAJMI I FUNDIT:

Britanikët tallen me Shqipërinë: Ekonomia shqiptare është më e vogël se madhësia Tesco-s

Britanikët tallen me Shqipërinë: Ekonomia shqiptare është më e vogël se madhësia Tesco-s

“Shqipëria është një shtet i varfër i Ballkanit, që po përpiqet për të shpëtuar trashëgiminë e komunizmit mizor, krimit dhe korrupsionit. Britania, në të kundërt, është një prej vendeve më të pasura të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nëna e demokracisë”, shkruan “Daily Mail” në një shkrim përmes të cilit e quan qesharak propozimin e paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove, Sekretari i Drejtësisë, i cili tha se Shqipëria është një frymëzim për periudhën post-Brexit të Britanisë.

Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht!”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove.


“Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se pesë dollarë në ditë.

“Mos u mërzit se Britania ka 20 herë më shumë njerëz – dhe ata janë mesatarisht pothuajse dhjetë herë më të pasur. Në të vërtetë, ekonomia shqiptare është më e vogël se madhësia Tesco-s. Shteti i Ballkanit mbetet më shumë i varur nga ferma të vogla familjare, ndërsa Britania është një qendër kryesore globale financiare. Ky është vizioni që z. Gove shikon përtej Adriatikut, një vizion tërheqës për të ardhmen e Britanisë në qoftë se populli ynë zgjedh për ta braktisur Brukselin në qershor”, vijon “Daily Mail”.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori