Britania dhe Irani kanë shkëmbyer kritika të ashpra me njëri tjetrin ndërkohë që në Teheran vazhdon gjykimi masovik i protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Nël mesin e të akuzuarve është edhe Hossen Rassam, një i punësuar lokal në ambasadën britanike në Teheran.

Sekretari i Jashtëm britanik Dejvid Miliband e quajti gjykimin e tij “provokacion”.

Sot gazeta proqeveritare iraniane “Iran” i ripërsëriti akuzat për lidhjen e Britanisë me protestat, duke e quajtur ambasadën britanike Wseli e komandës së grusht shtetit”.

Gazeta “Kajhan” e quajti Londrën “dhomë komanduese e trazirave të rrugës në Teheran, me bashkëpunimin e Washingtonit dhe Tel Avivit”. /REL/