Alexis Mac Allister do të largohet nga Brightoni gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori argjentinas po kalon vitin e tij të tretë te klubi anglez dhe është i gatshëm ta bëj hapin e madh në karrierë.


Javën e kaluar ishte babai i Alexis që konfirmoi se djali i tij dëshiron ta bëj hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar ndonjërës nga klubet më të mëdha evropiane.

Alexis Mac Allister Brighton F365

Manchester United, Man City, Chelsea, Juventus dhe Atletico Madrid janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për shërbimet e mesfushorit argjentinas.

Football Insider ka raportuar se drejtuesit e Brighton janë të vetëdijshëm se nuk mund ta ndalin yllin e tyre dhe tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.

Raportohet se drejtuesit e klubit anglez i kanë njoftuar skuadrat e interesuara për Mac Allister se çmimi i tij është hiq më pak se 80 milionë euro.

24-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me klubin bardhekaltër ku në 30 ndeshje ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app