Moti i ligë dhe me shi gjatë ditës së diel ka shkaktuar dëme në komunën e Obiliqit.
Reshjet e dendura të breshrit kanë lënë pasoja për fermerët dhe banorët lokalë duke dëmtuar bujqësinë në disa fshatra të Obiliqit, transmeton Telegrafi.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bejtullah Mjekiqi, për Telegrafin tha se ka dalë në terren në fshatin Graboc për të vëzhguar nga afër dëmet e shkaktuara dhe shprehu shqetësimin e tij për situatën dhe për fermerët e prekur nga kjo situatë.
“Jemi në teren aktualisht, po dëme ka shkaktuar jashtëzakonisht shumë. Ajo çka mund të themi deri më tani është se shuma e dëmeve është shumë e madhe mbi 90%, që përfshin gjitha kulturat bujqësore”, tha Mjekiqi.
Të reshurat e shiut kanë dëmtuar rëndë rajonin e Prishtinës. /Telegrafi/