Site icon Telegrafi

Breshëri me madhësinë e topit të golfit godet Australinë duke shkaktuar dëme të mëdha

Pjesë të Melburnit janë mbërthyer me breshëri të madhësisë së topit të golfit pasi stuhitë u zhvendosën me shpejtësi në pjesën më të madhe në jug të Victorias, duke sjellë erëra të dëmshme dhe reshje të mëdha shiu, duke çuar në përmbytje të shpejtë.

Breshëri me madhësi deri në 5 cm në diametër u raportuan në periferinë lindore Glen Iris, duke shkaktuar përmbytje mjaft të madhe, dhe zonat e prekur nga zjarri, si Victoria dhe Gippsland janë tani në vëzhgim nga përmbytjet, transmeton Telegrafi.

 

Ndërsa stuhitë kanë sjellë lagështi dhe shi shumë të nevojshëm në zonat e prekura nga zjarri, ka frikë se erërat e forta mund të shkatërrojnë pemët, të krijojnë rrëshqitje të dheut dhe të dërgojnë mbeturina në rrugë.

 

Autoritetet e urgjencës në Victoria thanë që reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të blloqeve në pjesë të ndryshme në Victoria dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në Melbourne. /Telegrafi/

 

Exit mobile version