LAJMI I FUNDIT:

Brenda BE-së gjatë vitit 2017 me aeroplan udhëtuan mbi 1 miliard pasagjerë

Brenda BE-së gjatë vitit 2017 me aeroplan udhëtuan mbi 1 miliard pasagjerë
Foto: Ilustrim

Në vitin 2017 janë 1 miliard e 43 milionë udhëtarë që kanë shfrytëzuar transportin ajror brenda Bashkimit Evropian, duke u rritur me 7 për qind krahasuar me vitin 2016 dhe 39 për qind krahasuar me vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe, transporti ajror i pasagjerëve në Bashkim Evropian është rritur në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi, për këtë vit, transporti brenda Bashkimit Evropian përfaqësonte 47 për qind të transportit ajror të pasagjerëve dhe transporti jashtë Bashkimit Evropian ishte me 36 për qind, ndërsa transporti kombëtar përbënte vetëm 17 për qind.

Eurostat thotë se në vitin 2017, numri më i madh i pasagjerëve u regjistrua në Britani të Madhe me 265 milionë pasagjerë, pasuar nga Gjermania me 212 milionë, Spanja me 210 milionë, Franca me 154 milionë dhe Italia 144 milionë).


Rritjet më të larta të pasagjerëve u regjistruan në Slloveni me 20 për qind, Luksemburg, Estoni, Bullgari dhe Çeki me 19 për qind, Rumani, Kroaci dhe Maltë me 18 për qind, përpara Polonisë dhe Portugalisë me 17 për qind.

Në mesin e pesë shteteve më të mëdha, rritjet më të larta u regjistruan në Spanjë me 8 për qind dhe në Britani të Madhe me 6 për qind. Në përgjithësi në Bashkimin Evropian, numri i udhëtarëve ajror u rrit me 70.5 milionë apo 7 për qind krahasuar me vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori