CineStar është një kompani kinemaje me qendër në Gjermani. Kompania u themelua në vitin 1948 dhe është zinxhiri më i madh i kinemasë në Gjermani dhe Kroaci. Që nga tetori i vitit 2018 kishte 54 lokacione në Gjermani dhe 14 në Kroaci; 13 multiplekse në Republikën Çeke; gjashtë në Bosnje dhe Hercegovinë; dhe katër në Serbi.
E më e madhja e kësaj serie në Evropën Juglindore është hapur pikërisht në Kosovë, përkatësisht në qendrën më të madhe tregtare të vendit, Prishtina Mall.
CineStar Cinemas është zinxhiri më i madh i kinemasë në rajon me 28 multiplekse, 182 salla dhe afërsisht 28,000 dhe me këtë megaplex në Prishtinë, CineStar tani hyn fuqishëm edhe në tregun e kinemasë në Kosovë.

Në prezencën e mediave dhe shumë të fuarve, CineStar hapën dyert e 15 sallave gjigante të kinemasë, të cilat përfshijnë një Gold Class për ata që pëlqejnë një takim luksoz me darkë në kinema, sallën eXtreme me një ekran më të madh dhe teknologji më të fortë, si dhe Ultimate nga Dolby Atmos, e cila është e përsosur për adhuruesit e zërimit më të fundit në botën e teknologjisë.
Para audiences në sallën e promovimit ishte shkruar me ndriçim fjala “Wow”, e cila përshkruante më së miri madhështinë dhe punën e madhe ekipore që është bërë për ta sjellë këtë kinema në Kosovë, suksesi i së cilës duket të jetë vërtet ‘wow’.
Sigurisht që nuk mungon edhe një Gaming sallë për e-sports, një Kids sallë për fëmijë që do të ketë një program dhe tingull të personalizuar për fëmijët e vegjël nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Të gjitha këto formate janë në dispozicion nga sot, ndërsa CineStar njofton se salla 4DX do të hapet më 15 qershor me premierën e filmit “The Flash”.

Për Telegrafin, shefja e Blitz CineStar, Jadranka Islamovic, tregoi të rejat që kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore po sjell në Kosovë.
“Në fillim ishte si ‘Mission Impossible (Misioni i pamundur)’. Dhe tani është një ‘Uau’. Sepse ne ndërtojmë një kinema të bukur me 15 salla. Dhe më e rëndësishmja është realisht kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore. Pra, ne kemi 15 ekrane, kemi kaq shumë formate, për shembull, ne kemi ndërtuar ‘golden class’, me dy ekrane speciale dhe ushqim”, tha Islamovic për Telegrafin.
Tutje, ajo shtjelloi edhe disa nga veçoritë e CineStar-it, e cila ka një zbritje ekstra në vikendin e inaugurimit.
“Ne kemi ekrane vërtet të shkëlqyera me ndenjëset, ndenjëset mbështetëse, kemi shtretër mbretërorë, kemi zërimin, është tingulli më i bukur që mund të dëgjoni. Ne kemi përvojë. Ne po ndërtojmë kinemanë e destinacionit – kjo është strategjia jonë. Jemi krenarë sepse ju e dini, kjo kinema, u sjell njerëzve të Kosovës diçka të re, diçka të veçantë, një kinema destinacioni, ne do të donim që shikuesit tanë të kinemasë të vijnë, të qëndrojnë dhe të vijnë përsëri, sepse ne po ritregojmë historitë. Kjo është një kënaqësi. Është shikimi i filmit dhe të qenit pjesë e tij, e dini, ne jemi kinema me pesë yje dhe shikuesit e kinemasë do të jenë ylli i gjashtë. Kështu që ne jemi shumë krenarë për këtë projekt”, theksoi tutje CEO e Blitz CineStar.

Ajo tregoi arsyet se pse çdo qytetar i Kosovës ia vlen që të vizitojë nga afër kinemanë CineStar.
“Po [ia vlen ta vizitoni], sepse ju e dini, sepse ne e duam punën tonë. Ne i duam shikuesit tanë të kinemasë. Shërbimet tona janë më të mirat. Ne po përpiqemi t’ju japim një përvojë dhe ju duhet të vini dhe të përjetoni eksperiencën, eksperiencën me pesë yje – ky është mesazhi im. Ejani, shikoni dhe shijojeni”, përfundoi Islamovic për Telegrafin.
CineStar ka një zbritje speicale prej 50 për qind në çmimet e biletave nga e premtja 2 deri të dielën me 4 qershor dhe vlen për 25 filmat e repertorit të kinemasë, shumë prej të cilëve janë premierë.
CineStar – thjesht “Wow”. /Telegrafi/











































Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri