LAJMI I FUNDIT:

Brahimaj: Në rrethanat që është Kosova, Haradinaj njeriu më i duhur për kryeministër

Brahimaj: Në rrethanat që është Kosova, Haradinaj njeriu më i duhur për kryeministër

Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj në një intervistë për KosovaPress thotë se nominimi i Ramush Haradinaj për kryeministër, ishte lajm i gëzueshëm, jo vetëm për të, por për gjithë Kosovën.

Brahimaj beson në fitoren e koalicionin PDK-AAK-Nisma, i cili sipas tij është pritur mirë dhe nga qytetarët. Ndërsa beson që Haradinaj në këto zgjedhje, do të fitojë bindshëm.

“Ka qenë lajm i gëzueshëm, jo vetëm për mua, por për të gjithë Kosovën.Njerëzit e kanë pritur shumë mirë koalicionin e gjerë dhe ne besojmë në fitoren e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma. Jo që janë të kënaqur por dhe po ndihen krenar. Sepse ata njerëz që kanë ditur me marrë vendime në rrethanat më të vështira, sigurisht që edhe tani do të dinë me marrë vendimet e duhura. Ramushi njihet edhe si njeri jo i kompromiseve, kur janë temat nacionale. Bashkë luftëtarët e kanë besimin. Qytetarët e kanë besimin në të, dhe sigurisht me datën 11 qershor do ta japin versionin e vet dhe Ramush Haradinaj, do të fitojë bindshëm”, tha ai.


E besimin për fitore, Brahimaj thotë se e bazon në takimet që kanë çdo ditë në terren me qytetarët, e jo nga thashethemet.

“Edhe në kontaktet që kemi me qytetarë. Takimet që kemi me qytetarë, jemi shumë optimist dhe optimizmin e bazoj nga terreni, jo nga thashethemet”, tha ai.

Brahimaj thotë se Ramushi ka ditur të marrë vendime në kohë lufte dhe është ai që di t’i marrë vendimet e duhura dhe tani, në rrethanat në të cilat gjendet Kosova.

“Ramush Haradinaj nuk është njeri që merr vendime ad-hoc. Njeri që ka ditur me marrë vendime në rrethana lufte. Njeri që ka dit me marrë vendime edhe në 100 diteshin kur ka qenë kryeministër. Sigurisht se do t’i marrë vendimet e duhura dhe në këto rrethana si jemi tash…Nuk është njeri që për interesa personale i harron interesat e Kosovës. Dihet 100 diteshin e tij, kur ka qenë kryeministër dhe ditën që është shpallë fletarresti nga Tribunali i Hagës, ai së bashku me mua kemi shkuar vullnetar në Hagë. Për afro tetë vite jemi përballë me drejtësinë dhe e ka dëshmuar se lufta e UÇK-së dhe Haradinaj ka qenë i pafajshëm.

Ka vazhduar me u përballë dhe me Colmarin me Francën dhe prapë e dëshmoi që Ramush Haradinaj është i pastër si loti. Dhe sigurisht kjo qytetarëve u jep mundësinë, me votuar si njeri të pastër dhe të drejtë.. Rritja e vullnetit për Aleancën dhe votuesve të aleancës, është jo më pak se qind pë r qind. Dhe në të gjitha kontaktet, në të gjitha takimet pa dallim partie, vlerësojnë se Ramush Haradinaj, është personi i duhur në kohen e duhur. Në rrethanat që është Kosova është personi më i duhur dhe më i qëlluar”, tha ai.

Brahimaj ndër të tjera thotë se me fillimin e mandatit të Haradinajt, Demarkacioni dhe ‘Zajednica’, do të trajtohen ashtu siç kanë thënë në mandatin e kaluar.

“Me fillimin e mandatit të Haradinaj, Demarkacioni dhe Zajednica do të trajtohen ashtu sikur kemi thënë në mandatin e kaluar edhe tani. Zajednica nuk do të kaloj ashtu siç është, por në përputhje me kushtetutën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por edhe demarkacioni do të bëhet ashtu siç kemi thënë herën e kaluarën”, tha ai..

Brahimaj i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, beson se do të fitoëj bindshëm dhe se do ta ketë një ulëse në parlamentin e ardhshëm.

“Fillimisht dua me i falenderu të gjitha strukturat e AAK-së, që ma kanë besu me qenë në listën për deputet në radhët e AAK-së. I përshëndes dhe falënderoj, të gjithë mbështetësit e mij. Dhe sigurisht që do të fitoj bindshëm”, tha ai.

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Botë
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori