Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara, që mundëson zgjerimin financimit të sektorit bankar ndaj huamarrësve vendorë për projekte të mëdha strategjike dhe afatgjatë, përfshirë projektet në energji të pastër dhe investime tjera që janë intensive në kuptim të kapitalit.
BQK thekson se Korniza rregullative lehtëson aranzhimet e nevojshme dhe krijon mundësi shtesë të kreditimit të ekonomisë, duke diversifikuar rrezikun kreditor me kontribut në stabilitetit financiar, krahas stimulimit të investimeve në sektorë të caktuar të vendit.
“Letra Këshilluese e cila paraqet pritjet mbikëqyrëse ka për qëllim krijim e kornizës rregullatore, zgjeron kapacitetet kredidhënëse të sektorit financiar që mbështet zhvillimin e ekonomisë, duke reduktuar rrezikun e koncentrimit, nxitjen e investimeve me pjesëmarrje më të gjerë duke nxitur potencialisht zhvendosje nga sektorët tradicional, njëkohësisht duke e rritur efikasitetin e procesit të financimit të projekteve të mëdha, në respekt të plotë të konkurrencës.
Krahas zhvillimit të tregut, bankat duhet të zhvillojnë politikat dhe procedurat e brendshme që lidhen me kreditë e sindikuara duke marrë parasysh Ligjin për Konkurrencën, në mënyrë që të sigurohet konkurrencë e drejtë në pajtim me praktika më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Sipas BQK-së, Udhëzuesi është hartuar duke marrë për bazë praktikat dhe legjislacionin më të avancuar ndërkombëtar në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin Strategjik të BQK-së, me mbështetje nga USAID përmes aktivitetit “Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa në Kosovë”, si dhe me konsultime të gjera me sektorin financiar të realizuara nga BQK-ja dhe ekspertëve të USAID-it, duke përfshirë disa punëtori në funksion të ngritjes së kapaciteteve.
BQK-ja falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që përmes USAID ka mbështetur hartimin e Letrës Këshilluese si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe sektorit në funksion të rritjes së qasjes në financa dhe zhvillimit të tregut financiar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë