Ministrja Sanja Bozhinovska mori sot pjesë në takimin e ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër.

Bozhinovska tha se procesi i Berlinit përfaqëson një platformë të rëndësishme për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë, me qëllim promovimin e integrimit rajonal, rritjes ekonomike, përmirësimit të lidhshmërisë infrastrukturore, si dhe përafrimin me standardete Bashkimit Evropian.


Një nga fokuset qendrore të takimit është zbatimi dhe përmirsimi i Planit të Përbashkët tëVeprimit të Tregut Rajonal (Common Regional Market 2025-2028), i cili është njëinstrument kyç për arritjen e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisëpuntore në rajon, si dhe për nxitjen e konkurrencës dhe konvergjencës ekonomike me BE-në.

Tema të tjera të rëndësishme të takimit janë:

• Inkurajimi i investimeve, veçanërisht në sektorët e gjelbër dhe digjital;

• Fuqizimi i infrastrukturës rajonale dhe lidhjes midis vendeve (transporti, energjia, lidhshmëriadigjitale);

• Mbështetja e proceseve reformuese, afrimi me rregulloret dhe standardet e BE-së, dukemundësuar kështu një rrugë më të qartë dhe më të qëndrueshme drejt integrimit evropian.

Nga Kabineti i ministrisë informojnë se Ministrja Bozhinovska, në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konfirmon përkushtimin tonë për angazhim aktiv në të gjitha mekanizmat e Procesit të Berlinit, si dhe në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal. Qëllimi ynë është të sigurojmë që interesat dhe prioritetet kombëtare tëinkorporohen, që reformat të zbatohen siç është planifikuar dhe që përfitimet e integrimit rajonaltë ndihen nga të gjithë qytetarët.

Në të njëjtën kohë, ky takim është një mundësi për të shkëmbyer përvoja, për të forcuarpartneritetet dhe për t’u koordinuar me institucionet financiare ndërkombëtare dhe partnerët etjerë që mund të ofrojnë mbështetje për projekte që sjellin rezultate konkrete.

Përkushtimi ynë është që këto iniciativa të realizohen në politika dhe projekte konkrete, metransparencë, efikasitet dhe fokus në zhvillimin e qëndrueshëm.