LAJMI I FUNDIT:

Botohet në shqip “Parathënia” e “Fenomenologjisë së Shpirtit”

Botohet në shqip “Parathënia” e “Fenomenologjisë së Shpirtit”

Shtëpia Botuese “Alphabet JH”, botoi “Parathënien” e “Fenomenologjisë së Shpirtit” e G. W. F. Hegelit, përkthyer nga gjuha gjermane nga Kristë Shtufi, me një hyrje të shkurtër nga Blerim Latifi.

Vepra ‘Fenomenologjia e Shpirtit’ e filozofit gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel (1770-1831) nga përkthyesit vlerësohet si më e zorshmja nga të gjitha veprat filozofike perëndimore për përkthim në gjuhët përkatëse. Kjo vështirësi e përkthimit ngarkohet edhe më shumë nëse përkthyesi synon të bëjë një përkthim të mirë që ndjek qasjen e bartjes së papenguar të kuptimit të tekstit deri te lexuesi dhe njëkohësisht të ruajë origjinalitetin e tekstit.

“Shpresoj t’ia kem dalë ta ndjek këtë qasje deri në fund”, ka thënë Shtufi.


Libri gjendet në shitje te Libraria e Shtëpisë Botuese Alphabet JH, nën shkallët e hyrjes kryesore të Katedrales së Prishtinës.