Nga: Bob Dylan
Përktheu: Edvin Shvarc
Jetojmë në një botë politike,
ku dashuria s’ka vend.
Gjallojmë në kohë kur njerëzit krime bëjnë
dhe krimet fytyrë nuk kanë.
Në një botë politike jetojmë,
ku stalaktitet varen poshtë,
kambanat e martesës tringëllojnë dhe ëngjëjt këndojnë,
dhe retë tokën do mbulojnë.
Jetojmë në një botë politike,
ku mençuria është plasur në burg,
në qeli kalbet dhe si dreqi është keqdrejtuar
pa i lënë mundësi askujt të gjejë rrugën e duhur.
Në një botë politike jetojmë,
ku mëshira mbi dërrasë shkel,
jeta reflektohet nëpër pasqyra, vdekja zhduket
nëpër shkallë drejt bankës më të afërt.
Jetojmë në një botë politike,
u kurajoja i përket së shkuarës,
shtëpitë janë plot fantazma, fëmijët e padëshiruar,
e nesërmja mund të jetë dita jote e fundit.
Në një botë politike jetojmë,
në një botë ku mund të shohim e të ndjejmë,
po s’ka asnjë që kontrollon, kartat me hile janë përzierë,
të gjithë e dimë fort mirë që është e vërtetë.
Jetojmë në një botë politike,
nëpër qytete të frikës vetmitare,
pak e nga pak tjetërsohesh,
pa e ditur kurrë pse je këtu.
Në një botë politike jetojmë,
nën mikroskop ngaherë,
mund të udhëtosh kudo dhe atje veten të varësh,
gjithmonë do të kesh litar për t’u nderë.
Jetojmë në një botë politike,
Duke u spërdredhur dhe baltë duke hedhur,
ku sapo zgjohesh, të stërvisin që të zgjedhësh
rrugën që duket më e lehta.
Në një botë politike jetojmë,
ku paqja s’është e mikpritur aspak,
nga dera e kanë përzënë që të sorollatet edhe pak
ose me shpatulla pas murit e kanë vënë.
Jetojmë në një botë apolitike,
ku çdo gjë është e kësaj apo e atij,
ngjitu në majë të strukturës dhe emrin e Zotit thërrit me sa ke në kokë,
por s’do jesh kurrë i sigurt se çfarë është në të vërtetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëReportazh nga Velipoja: Fusha e Madhe që zien nga konfliktet e dukshme e të padukshme!
Ditari i Kosta Novakoviqit, për krimet e Serbisë në Shqipëri
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
E vërteta e shthurur e grupit Led Zeppelin
BILETA QË SHPËRTHEU
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër