Disa popuj ndodhen në konflikt. Disa sisteme janë çoroditur. Shumë të pafajshëm janë vrarë. Disa regjime diktatoriale janë rrëzuar duke krijuar anarki. Disa demokraci janë në luhatje. Urrejtja është rritur dhe po zgjerohet nga dita në ditë. Nacionalizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi po përhapen qoftë në Lindje po ashtu edhe në Perëndim, në Hemisferën veriore dhe atë jugore. Disa të etur për pushtet janë “infektuar “ nga individualizmi, egoizmi apo egocentrizmi. Disa “qenie njerëzore”, duke u vënë në rolin e hyjnive apo duke luftuar në emër të tyre, manipulojnë një numër besimtarësh.
Duket qartë se dy Luftërat Botërore dhe luftërat e tjera të shumëllojshme nuk kanë shërbyer si mësim. Bota e shekullit XXI, e ushqyer nga urrejtja, dhuna dhe lufta, rrjedhimisht ndodhet e zhytur në trishtim dhe dhimbje. Elementët në vazhdim janë mjaft shqetësues dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen e Njerëzimit. Mos vallë shoqëritë botërore janë viktima të strategjive të tyre politike, ekonomike dhe ushtarake? A janë këto shoqëri në gjendje ti bëjnë ballë luftës dhe terrorizmit?
Gjatë këtyre pesë viteve të fundit, konfliktet brenda dhe midis vendeve janë shumëfishuar. Disa zona gjeografike janë më të prekura se të tjera, si për shembull në Evropë (Ukraina), në Afrikë (Bregu i Fildishtë, Republika e Afrikës Qendrore, Libia, Mali, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Sudani Jugor dhe Burundi), në Lindjen e Mesme (Jemeni, Iraku, Siria, Izraeli, Palestina), dhe në Azi (Kirgistani, Burma, Pakistani).
Të gjitha konfliktet e listuara më sipër kanë qenë dhe janë fatkeqësisht një treg fitimprurës për shitjen e armëve nga vende të cilat në rang botëror janë fuqi të mëdha ekonomike dhe ushtarake. Për shembull, në vitin 2014, pesë shtetet që kanë shitur më shumë armë në nivel botëror janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Gjatë një lapsi kohor mes 2010 dhe 2014, këto shtete mbeten pothuajse të njëjtat dhe janë të konsideruara ende si vendet që kryesojnë në listën e shitjeve të armëve në planet. Klientët e tyre janë kryesisht vendet në konflikt. Në këtë rast kemi të bëjmë me një biznes me dy tehe, sepse në të njëjtën kohë ndihmon për sigurinë e vendeve të kërcënuara nga lufta por edhe shkakton vrasje (kryengritje, lëvizje puçiste) në shtetet pa stabilitet politik dhe ekonomik.
Këto armë, të rëna në duart e personave që udhëhiqen nga besimet apo ideologjitë e tyre, kanë shkaktuar humbjen e mijërave jetëve. Duke filluar nga 2009, 13 mijë njerëz janë vrarë në Nigeri nga terroristët e grupit Boko Haram. Që nga 2011, konfliktet dhe lufta në Siri kanë shkaktuar 240 mijë viktima, ndër të cilët 71 mijë civilë. Që nga 2013, 50 mijë persona janë vrarë në Sudanin Jugor. Nga prilli i vitit 2014, gjashtëmijë persona janë vrarë në konfliktin ukrainas.
Në këto tragjedi të shumta, edhe fëmijët nuk janë kursyer. Në vitin 2014, sipas UNICEF-it, 15 milionë fëmijë gjendeshin të përfshirë në konfliktet e ndryshme në Republikën e Afrikës Qendrore, në Irak, në Sudanin Jugor, në Siri, në Ukrainë dhe Palestinë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013, 11 mijë fëmijë sirianë kanë vdekur dhe më shumë se shtatëmijë janë vrarë për shkak të bombardimeve ajrore, të shtënave të artilerisë, të atentateve me bombë apo të shpërthimeve të makinave.
Sipas një raporti të ri të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, në 2015 kjo shifër ka arritur në 11.964 fëmijë të vrarë.
Këto akte barbare, nën kostumin e zi të luftës dhe të terrorizmit janë shkaqet kryesore gjithashtu edhe të zhvendosjes me dhunë të qytetarëve, që i njohim ndryshe nën nofkën e refugjatëve, të cilët kërkojnë strehim në vendet e sigurta (paqësore). Për shembull, 11.7 milionë refugjatë sirianë janë shpërndarë në vendet fqinje dhe në Evropë. 2.25 milionë refugjatë të Sudanit Jugor kanë braktisur po ashtu vendin e tyre. Në këto fatkeqësi lufte, terrori dhe migrimi, terrorizmi ka gjetur lumturinë e tij dhe tanimë ka filluar të eksportohet edhe në Perëndim, duke u infiltruar në turmën e refugjatëve të vërtetë.
Aktualisht, terrorizmi është bërë armiku publik numër një botë dhe ka përhapur panik edhe në vendet ku mbizotëron paqja. Për sa kohë që nuk ishte eksportuar në Evropë, për shumë perëndimorë, ai ishte vetëm një kërcënim i largët ose televiziv. Por, sulmet në Francë kundër redaksisë të Charlie Hebdo (janar 2015) dhe ato të Parisit (nëntor 2015) kanë tronditur “Kontinentin e vjetër”. Evropa gjendet përballë një faze delikate, në dilemë sepse është e detyruar të marrë përsipër disa misione në të njëjtën kohë: pritjen e refugjatëve që ikin prej luftës dhe terrorit; pranishmërinë e saj në frontin e luftës në këto vende; menaxhimin dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj kundër kërcënimeve terroriste.
Sipas një raporti global kundër terrorizmit të përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, gjatë gjithë vitit 2014 ka pasur 13.463 atentate në 95 shtete ku kanë mbetur të vrarë 32.727 njerëz. Këto atentate (vrasje) janë arsyet më urgjente për të krijuar aleanca, në shkallë më të mëdha, përse jo botërore, për t’i bërë ballë luftës në përgjithësi, dhe sidomos terrorizmit në veçanti. Kjo gjë mund të arrihet përmes bashkimit dhe vizionit, duke mësuar po ashtu edhe nga gabimet e të kaluarës (si për shembull ndalimin e shitjeve të armëve…), dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur përballja me këta barbarë ç’njerëzorë, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë “këndin e lojës” së tyre.
Kohë të zymta po qarkullojnë në planetin tonë. Nelson Mandela ka thënë dikur : « Ne punojmë së bashku për të mbështetur guximin atje ku ka frikë, për të inkurajuar negociatat atje ku ka konflikt, dhe të japim shpresë atje ku dëshpërimi mbretëron ». Mbase duke u mbështetur në këtë reflektim, bota dhe liderët e saj do të përballonin më me kthjelltësi luftërat dhe terrorizmin. /Burimi: KlaraBudaPost, New York – Paris/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit