Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell.
Ai i bëri komentet në një debat kushtuar dhjetëvjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, një lloj shërbimi i përbashkët diplomatik evropian, ku morën pjesë edhe dy paraardhës të tij, Javier Solana dhe Federica Mogherini.
Borrell foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përsëriti se ky problem duhet të zgjidhet në kuadër të perspektivës evropiane. Në anën tjetër, ai mirëpriti edhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në këtë proces.
“Na vjen mirë që SHBA-të duan të ndihmojnë, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces. Vetëm BE mund të paraqesë ofertën e rëndësishme për njerëzit atje dhe ajo është perspektiva evropiane. Në kuadër të kësaj perspektive duhet të zgjidhet problemi”, ka thënë Borell.
Ai edhe një herë ka shprehur kënaqësinë për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që në fillim të mandatit të tij.
Javier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësuesi i parë i lartë i BE-së prej kur është krijuar ky post, ka thënë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet përmes dialogut, por edhe duke i ofruar një rrugë më të shpejtë Serbisë drejt BE-së. Këtë Solana e ka lidhur edhe me ndikimin e Rusisë në rajon e sidomos në Serbi.
Pas një ndërprerjeje prej më shumë se 20 muajsh, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, rinisi më 16 korrik të vitit 2020. Në takimin e parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha se biseduan për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për çështjet ekonomike.
Hoti dhe Vuçiq, po ashtu janë takuar edhe në muajin shtator. Por, që atëherë nuk ka pasur më raunde të reja të bisedimeve në nivelin e lartë dhe BE-ja ka thënë se bisedimet do të rinisin pasi të lejojnë kushtet, për shkak të pandemisë së coronavirusit.
BE-ja mohon se kjo ndërprerje e bisedimeve është bërë për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pala kosovare ka thënë se në dialog nuk do të bisedojë për këtë temë, ndërkaq Serbia insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim që në fund, palët të normalizojnë raportet.
Procesi i dialogu ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që Qeveria e Kosovës vendosi ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, që u pasua nga masa të reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, për t’i dhënë shans rinisjes së bisedimeve. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit