Bora shkakton përplasje të më shumë se 100 makinave në një autostradë në Michigan të SHBA-së, të përfshirë edhe më shumë se 30 kamionë

Më shumë se 100 automjete u përplasën me njëra-tjetrën ose rrëshqitën nga autostrada ndërshtetërore në Michigan, ndërsa një stuhi bore i bëri kushtet "të vështira" për udhëtimin rrugor në shtetin amerikan.
Përplasja e madhe e të hënës bëri që Policia Shtetërore e Michiganit të mbyllte të dy drejtimet e autostradës Ndërshtetërore 196, pak në jugperëndim të Grand Rapids, ndërsa zyrtarët punuan për të larguar të gjitha automjetet, përfshirë më shumë se 30 kamionë me rimorkio.
Policia Shtetërore e Michiganit tha se pati shumë të lënduar nga përplasjet, por asnjë nuk "besohet të ketë qenë fatal", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
During a blinding snowstorm in Michigan, more than 100 vehicles smashed into each other in a massive chain-reaction pileup on I-196 in Zeeland, shutting down the Interstate. Multiple injuries have been reported, including children. @SRamosABC reports. https://t.co/nZ6yLRF2D6 pic.twitter.com/9pMxcrQuck
— World News Tonight (@ABCWorldNews) January 20, 2026
Përplasja është vetëm ndikimi i fundit nga një stuhi e fortë dimërore që lëviz në të gjithë vendin.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka lëshuar paralajmërime për temperatura jashtëzakonisht të ftohta ose për potencialin për stuhi dimërore në disa shtete, duke filluar në Minesotën veriore dhe duke u shtrirë në jug dhe lindje në Wisconsin, Indiana, Ohio, Pensilvani dhe Nju Jork.
19.01.2026#USA
A 100-vehicle pileup occurred on Interstate 196 in western Michigan due to snowfall caused by melting Great Lakes, causing traffic congestion and hospitalizations. Between nine and twelve people were injured, but there were no fatalities.@foxweather pic.twitter.com/NLeWq1C5zl
— Climate Review (@ClimateRe50366) January 20, 2026
Pedro Mata Jr, një shofer, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se mezi i shihte makinat përpara tij ndërsa bora binte në rrugë, ndërsa ngiste me 32-40 km/orë (20-25 mph), përpara aksidentit.
Ai arriti ta ndalte kamionçinën e tij në mënyrë të sigurt, por më pas vendosi të dilte nga rruga në vijën ndarëse për të shmangur goditjen nga pas.
BREAKING: 100-vehicle pileup during winter storm on Interstate 196 southeast of Grand Rapids, Michigan; multiple victims reported. pic.twitter.com/ldgGc4cQ06
— News Now (@NewsNowUS) January 19, 2026
Zyrtarët u bënë thirrje shoferëve të ngadalësojnë në kushtet "të pabesueshme", me stuhinë dimërore që vazhdon të sjellë borë në rajon dhe temperaturat që pritet të bien në -22 gradë Celsius (-8 gradë Fahrenheit), përfshirë erën e ftohtë.
Meteorologët kanë paralajmëruar gjithashtu se temperaturat e ngrirjes janë të mundshme gjatë natës deri të martën në pjesën më të madhe të Floridës veri-qendrore dhe Georgias juglindore. /Telegrafi/





















































