Bora mbulon Prishtinën, Shpend Ahmeti apelon për kujdes në rrugë
Për shkak të reshjeve të borës në kryeqytet, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në rrugë.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë edhe numrat e emergjencës për të gjithë ata që kanë nevojë.
“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























