Nisi si një thashetheme i afati kalimtar, por tashmë gjithçka ka marr formë dhe kthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi po bëhet realitet.  

Milani e Juventusi tashmë kanë filluar bisedimet.


Kuqezinjtë kanë shprehur dëshirë për mbrojtësin e talentuar italian, Matia Caldara.

Në anën tjetër Juventusi më shumë preferon të ofrojë emra si Gonzalo Higuain, Medhi Bentia dhe Marko Pjaca.

GettyImages 691600978 Leonardo Bonucci te Juventusi (Getty Images)

Juventusi i ka vënë kushte dy kushte Bonuccit për rikthim, shkruan Tuttosport.

Njëri ka të bëjë me karakteribn ekonomik e tjetri me atë moral.

Bonuci ka një pagë prej 7.5 milionë euro, që shkon deri në 10 milionë me bonuse, ndërsa Juventusi kërkon nga që ta reduktojë në 5 milionë euro.

GettyImages 687560216 Bonucci ka fituar shumë trofe me Juventusin (Getty)

Së dyti, Juventusi i ka kërkuar lojtarit të kërkojë falje ndaj tifozëve, sidomos për festimin e golit të shënuar në Torino.

Mbetet vetëm pajtimi me         tifozët pasi me Max Allegrin ka ndodhur, i cili e ka dhënë dritën e gjelbër që lojtari të kthehet. /Telegrafi/

telegrafi sport app