LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Boja në Washington, diskutohet për liritë fetare

Rexhep Boja në Washington, diskutohet për liritë fetare

Ish Myfitu i Kosovës dhe ish Ambasadori i Kosovës ne Arabinë Saudite, Rexhep Boja, me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo po merr pjesë në punimet e Konferencës së Parë Ministrore për Liritë Fetare e cila është organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i zhvillon punime për tre ditë më radhë.

Boja ne këtë konferencë po përfaqëson shembullin e lirisë dhe harmonisë fetare në Kosovë duke iu bashkangjitur kësaj nisme të rëndësishme nga Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare.

Më këtë rast ish myftiu Boja ka takuar shumë përfaqësues fetar nga vendet e ndryshme të botës ku ka biseduar për përvojën e tyre por edhe punën që bëjnë institucionet e vendin në këtë fushë.


Ky forum i organizuar nga instancat më të lartë në SHBA, llogaritët të jetë ndër më të rëndësishmit ku diskutohen problemet por edhe sfidat që kanë shtetet e ndryshme në botë lidhur me çështjet e religjionit.

Forumi në fjalë ka si synim parësor që të ofroj përvoja pozitive që do të shërbenin më pas që vendet me problem të tilla të largojnë diskriminimin fetar nga shoqëria e tyre.

Ish myftiu Boja edhe në ditën e tretë të këtij forumi pritet të takohet edhe me zyrtarë tjerë të shumtë të cilët po ashtu ndodhen atje me ftesë të Sekretarit të Shtetit.

Ndërkohë një sesion që ka për temë pikërisht liritë fetare në botë, pritet te mbahet edhe me ministrat e jashtëm të shumë vendeve botes, derisa vendin tonë atje e përfaqëson Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori