LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Po hyjmë në proces të liberalizimit të transportit hekurudhor

Boçvarski: Po hyjmë në proces të liberalizimit të transportit hekurudhor

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në emisionin “Top tema” në TV Telma u shpreh se po përgatiten ndryshimet ligjore dhe se Maqedonia e Veriut hyn në procedurën e liberalizimit të transportit hekurudhor.

Ai shtoi se me hyrjen e kompanive tjera hekurudhore në tregun e Maqedonisë, hapen mundësi të reja për qytetarët dhe kompanitë e vendit.


Sipas tij, Qeveria me 200 milionë denarë do ta ndihmojë NP “Hekurudhat e Maqedonisë” për mbulimin e harxhimeve të energjisë elektrike.

Të hyrat në Hekurudhat e Maqedonisë janë gati të njëjta si viteve të kaluara, por harxhimet janë rritur për shkak të krizës energjetike./Telegrafi/