Kevin-Prince Boateng e ka përshkruar Ronaldinhon si lojtarin më të mirë që ka parë bota e futbollit.
Mesfushori i Las Palmas, i cili ka luajtur me brazilianin te Milani, thotë se në vitet e tij më të mira, 36-vjeçari i ka lënë të gjithë pas.
Sipas Boateng, ai madje ka qenë edhe më i mirë se legjendat, si Zinedine Zidane, Diego Maradona e Pele.
“Cili është më i miri me të cilin kam luajtur? Ronaldinho, pa kurrfarë dyshimi. Kur erdhi te Milani, ai nuk kishte më dëshirë për të luajtur ose ishte i lodhur dhe nuk ishte Dinho i dikurshëm”.
“Mirëpo, kur dëshironte të luajë, njerëzit menjëherë e kuptonin se ai ishte lojtari më i mirë në botë. Më i mirë se Zidane, Pele e Maradona”.
“Nëse donte ta godasë shtyllën tri herë, e bënte. Ne habiteshim si ishte e mundur që të kishte aq shumë talent në trupin e tij. Ishte e pabesueshme”, është shprehur Boateng për Fox Sports. /Telegrafi/