LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet anija shqiptare në Itali

Bllokohet anija shqiptare në Itali

Një anije shqiptare në Itali është detyruar të hynte në radën e portit të Kaliarit në Sardenjë për shkak të motit të keq, por me sa duket do të qëndrojë gjatë atje anija “Roger”, me pronar shqiptar.

Nga kontrollet e Guardia di Finanza, që aktualisht ka sekuestruar mjetin lundrues me flamur kongolez, kanë rezultuar shumë anomali.

“Roger” duket se bën pjesë në listën e 73 anijeve të sinjalizuara nga autoritetet e Kongos. Ata kanë bërë të ditur se këto anije mbajnë flamurin e këtij vendi pa pasur asnjë të drejtë dhe në mënyrë të paligjshme. Mjeti, me në bord 2 400 ton profile hekuri, duket se i transportonte pa dokumentat e nevojshme të sigurisë.


Rastin tani e ka marrë në shqyrtim prokuroria, që duhet të vazhdojë hetimet e mëtejshme.

Nuk dihet ende se sa kohë anija mund të mbahet e bllokuar, e bashkë më të edhe ekuipazhi i përbërë prej shtatë anëtarësh, të gjithë shtetas shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori