LAJMI I FUNDIT:

Blegtoria shqiptare po shuhet! Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë

Blegtoria shqiptare po shuhet! Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë

Blegtoria po shuhet. Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë. Nga 298 mijë lopë apo mëshqerra, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i tyre u tkurr në vetëm 263 mijë fund-vitin e shkuar. Edhe më e fortë rezulton rënie nëse shifrat krahasohen me vitin 2019.

“Blegtoria te ne është thuajse inekzistente, e braktisur e ndaj nga viti në vit po kemi tkurrje të numrit të bagëtive në gjithë territorin e vendit. Shikojmë që kur vjen puna edhe te skemat incentivuese ato janë të pamjaftueshme”, shprehet.

Mbështetja e ulët për shkak të fondeve të cunguara është arsye që konfirmohet edhe nga vetë fermerët.


“Sigurisht që po të kemi subvencione edhe ne do shtojmë gjedhët. Por te ne po ndodh e kundërta. Çdo që po vjen duke u tkurrur”, tha Mariglen Ziu, fermer.

Si pasojë e tkurrjes së numrit të gjedhëve, në një kohë që shqiptarët konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, vitin e shkuar u prodhuan gati 70 mijë tonë qumësht më pak. Ndërkohë krahasuar me vitin 3021, sasia e qumështit të prodhuar është tkurrur me mbi 112 mijë tonë.

“Sigurisht që ne jemi të ndikuar nga çmimet globale, por fakti që kemi varësi kaq të lartë nga importi na bën ne më të ekspozuar nga rritja e çmimeve. Në fund e vuajnë konsumatorët”, tha Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor e blegtoral.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjithsej vitin e shkuar në vend pati rreth 2.3 milionë bagëti e shpendë. Pjesa më e madhe e tyre, 42 për qind rezultojnë gjedhë, ndjekur nga të imtat, shpendët, një-thundrakët e derrat./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
LIVE: Bllokadë institucionale në Kuvend – a do të ketë zgjidhje sot?

LIVE: Bllokadë institucionale në Kuvend – a do të ketë zgjidhje sot?

Abdixhiku: LDK nuk e voton raportin për verifikimin e mandatit të deputetit

Abdixhiku: LDK nuk e voton raportin për verifikimin e mandatit të deputetit

Lajme
Avokatët e të dëmtuarve kërkojnë dënim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

Avokatët e të dëmtuarve kërkojnë dënim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

Lajme
Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Lajme
Kica-Xhelili nga LDK: Takimi konsultues i ftuar nga Dehari është rast i paprecedent

Kica-Xhelili nga LDK: Takimi konsultues i ftuar nga Dehari është rast i paprecedent

Lajme
Deputeti i LVV-së mohon se kanë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate

Deputeti i LVV-së mohon se kanë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate

Lajme
Kalo në kategori