LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry Messenger edhe për iOS dhe Android?

BlackBerry Messenger edhe për iOS dhe Android?

Javën e kaluar, BlackBerry ka dërguar ftesat për një ngjarje të madhe mediale të cilën do ta mbajë në Malajzi të mërkurën më 18 shtator, dhe me sa duket bëhet fjalë për shërbimin e saj BBM (BlackBerry Messenger) të cilin do ta lëshojë edhe për platformat e saj rivale si iOS dhe Android.

BlackBerry do të mbajë ngjarjen e njëjtë dhe në ditën e njëjtë edhe në Francë edhe Indi, dhe lajmërimi kryesor i kësaj ngjarje do të jetë aplikacioni i ri mobil i kompanisë, BBM për Android dhe iOS.

Deri para pak kohësh, BBM apo BlackBerry Messenger ka qenë në dispozicion vetëm në pajisjet e kompanisë BlackBerry, ndërsa lëshimi i BBM për Android dhe iOS është fillimi i shërbimit si aplikacion në platforma të ndryshme. / Telegrafi /