Interneti sot është më shumë se një urë komunikimi. Kështu ka rezultuar të paktën për Soni Malaj. Në një anketim në Internet për femrat beqare më të bukura, këngëtarja Malaj është klasifikuar e para.
Titulli i madh ka tërhequr jo pak meshkuj. Kaq ka mjaftuar që në fotot e këngëtares të klikojnë pa fund. E mes tyre edhe një biznesmen amerikan, i cili është tronditur nga bukuria e Sonit. Ai është marrosur kaq shumë sa pasi pa fotot e saj, shkarkoi këngët e saj dhe nuk e bëri të gjatë por u nis nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për në Shqipëri në kërkim të ëndrrës.
E ka ndjekur nëpër koncerte dhe konkluzioni ishte “Soni është e mrekullueshme”. Jo vetëm e bukur por edhe profesioniste në muzikë.
Amerikani i dashuruar
Është kthyer në një obsesion për të dhe ka gjetur të gjitha mundësitë që të lidhet me këngëtaren. Deri më tani kjo është bërë përmes telefonit thonë miqtë e këngëtares. Amerikani është çmendur totalisht pas Sonit. Nga ajo çfarë tregojnë miqtë e saj, amerikani të cilit nuk i bëhet i ditur emri është pronar në Amerikë i një kompanie hekuri. “E ka parë për herë të parë në internet, ka shfaqur interes të madh për të dhe ka ardhur e ka parë në koncert. E di që është beqare dhe Soni është e njoftuar për këtë gjë”, tregojnë miq konfidencial të Sonit, të cilëve artistja u ka mirëbesuar këtë komunikim me fansin e saj.
Pas kësaj kemi komunikuar me këngëtaren, e cila nuk e ka mohuar një fakt të tillë, por edhe është përpjekur të mos e bëjë të madh, pasi për të është thjesht një fans. “Pas daljes së klasifikimit në internet si “Beqarja më e bukur” kanë qenë të shumtë njerëzit që marrin në telefon, që kërkojnë të kenë një pikë kontakti por mendoj se kjo është normale. Nuk është më shumë se një fans për mua, pavarësisht se çfarë mund të ëndërrojë çdokush”.
Sukses dhe bukuri
Në fakt këngëtarja Malaj përveç se është e suksesshme në muzikë është edhe një vajzë mjaft bukuroshe. Madje ajo është ndër ata persona që e vlerëson kujdesin për veten dhe e shpenzon kohën për të. Nuk abuzon asnjëherë me veten, qëndron larg alkoolit apo cigareve, ndjek palestrën rregullisht… Përfundimi, një fizik dhe bukuri që u ka marrë mendjen jo pakëve. Mes tyre edhe amerikanit, që nëse vazhdon me këtë ritëm shumë shpejt ka për t’u bërë pre e gazetave rozë në Shqipëri.
Lidhja me Florin
Prej pak muajsh këngëtarja ka dalë nga një lidhje dashurore me kantautorin Florian Mumajesi. Askush prej tyre nuk e tha shkakun e vërtetë të ndarjes dhe miqtë e tyre u treguan mëse besnik duke mos thënë asgjë për këtë histori. Gjithsesi aktualisht të dy ish të dashuruarit janë beqarë dhe po i përkushtohen krijimtarisë së tyre. Madje shumë shpejt Soni do të na servirë një surprizë të re për të gjithë. Në kohën e duhur “Bluetooth” do t’ua rrëfejë atë.
KONCERTET
Soni sapo është kthyer nga Maqedonia ku ka pasur një koncert për shqiptarët atje. Këtë verë ajo ka planifikuar në agjendën e saj mjaft koncerte, që nuk do të jenë vetëm jashtë Shqipërisë por ndryshe nga viti i shkuar që nuk ishte mjaft prezente në qytetet bregdetare shqiptare këtë vit ajo ka premtuar se do të jetë me e obliguar ndaj tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?