LAJMI I FUNDIT:

Bizneset iu shmangen obligimeve tatimore

Bizneset iu shmangen obligimeve tatimore

Një numër i madh i bizneseve në Kosovë vazhdojnë t’iu shmangen detyrimeve shtetërore. Numri i bizneseve, që i janë përgjigjur thirrjes së institucioneve kompetente për t’u pajisur me arka fiskale, vazhdon të mbetet i ulët.

Nga mbi 150 mijë biznese sa thuhet se janë të regjistruara në Kosovë vetëm rreth 30 mijë prej tyre janë të fiskalizuara.

Procesi i vendosjes së arkave fiskale ka filluar në vitin 2010 dhe qëllimi nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal.


Valentina Bytyçi – Sefa, zëdhënëse në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se projekti i fiskalizimit është vetëm një nga shumë projekte që zbaton ATK-ja dhe se ky proces është në rrugë të mirë të zbatimit.

“Procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg, si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve. Numri i bizneseve të fiskalizuara që nga viti 2010 e deri më sot është 27,102 – kurse pajisje fiskale që operojnë në tregun e Republikës së Kosovësjanë 35,408”, bën të ditur Sefa- Bytyçi.

Zyrtarë qeveritarë në vazhdimësi kishin paralajmëruar luftë të pakompromis kundër evazionit fiskal. Ata kishin deklaruar se si pasojë e ekonomisë joligjore janë miliona euro në vit, të cilat nuk arkëtohen në arkën e shtetit.

Ndërkohë, raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kishin vënë në pah se evazioni fiskal në Kosovë arrin në mbi 30 për qind.

Mos-fiskalizimi i të gjitha bizneseve nga përfaqësues të shoqatave ekonomike që mbrojnë interesat e bizneseve, thuhet se po shkakton konkurrencë të pabarabartë në tregun e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se mospajisja e bizneseve me arka fiskale i ka pamundësuar shtetit të Kosovës që të ketë një pasqyrë reale të qarkullimit dhe t’i mbledhë të gjitha të hyrat për buxhetin e shtetit.

Kjo, shton Zeka, ka pamundësuar luftimin e ekonomisë joformale.

“Duke pasur parasysh se vetëm gjysma e bizneseve aktive janë të pajisura me arka fiskale, atëherë kjo natyrisht se e dëmton ekonominë në krijimin e një situate, ku bizneset të cilat janë fiskalizuara dhe janë të disiplinuara në aspektin e pagesës së taksave, ndihen më të pabarabarta karshi bizneseve tjera, të cilat operojnë pa i nënshtruara të njëjtave detyrime ligjore”, thekson Zeka.

Ndërkohë, zyrtarë të ATK-së thonë se në rast se bizneset nuk fiskalizohen, vendosen gjoba konform ligjit. Vlera e gjobës për mospajisje me arkë fiskale është 1000 euro.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i paraqesin rastet kur hasin në kuponë jo-fiskal.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Sefa- Bytyçi, thotë se vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, përmes linjës së bashkëpunimit janë raportuar 192 raste, ku janë lëshuar 85 gjoba, në vlerë prej 92, 820 eurosh.

Ndërkaq, numri i rasteve të gjetura përmes kutisë së vërejtjeve është 127, kurse numri i gjobave për këto raste është 86 në vlerë prej 36,000 eurosh.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori