Si pasojë e bojkotit të regjistrimit të popullatës dhjetë vite më parë, shqiptarët në Luginë të Preshevës janë përballur me shumë pasoja, tërheqja e institucioneve shtetërore nga pushtetet lokale, mos investimet, zvogëlimin e buxheteve, zvogëlimin e numrit të këshilltarëve në Kuvendin e Këshillit Nacional, deri të shlyerja e shqiptarëve nga regjistri civil. Aktualisht kushtet për regjistrim të popullatës janë të favorshme, meqë një qytetarë mund të ofroj dëshmi për regjistrim edhe për ata që nuk janë rezident në kohën e aksionit për regjistrim./Telegrafi/
Në Serbi nga fillimi i muajit tetor ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë edhe atyre që janë larguar nga vendlindja, u bëhet thirrje që t’i përgjigjen këtij regjistrimi.
Mirëpo ky proces po përcillet me shumë probleme.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi përmes një reagimi në Twitter ka kërkuar përfshirjen e OSBE-së në këtë proces për të parandaluar manipulimet.
“Agresivitet dhe pengesa selektive gjatë procesit të regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Veçanërisht në Medvegjë ku janë vetëm tre komisionerë shqipfolës dhe që të gjithë janë vendosur në zona që nuk janë të banuar me shqiptarë. Urgjentisht të përfshihet OSBE për të parandaluar manipulimet”, ka shkruar Bislimi.
I dyti i ekzekutivit megjithatë ka vazhduar me apelin për shqiptarët e Medvegjës që të regjistrohen.
“Akoma më urgjente është që të gjithë shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive në javët në vijim”, ka përfunduar Bislimi.
2/2 Even more urgent, for all Albanians from Medvegje, to massively register in the coming weeks.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 11, 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që zgjat deri më 31 tetor.
I pari i qeverisë ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi, në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar, njerëzor e së fundi edhe me pasivizim të adresave të tyre.
“Prandaj, regjistrimi i cili fillon sot e përfundon më 31 tetor, për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim”.
“T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, është shprehur Kurti përmes një video-mesazhi me fillimin e procesit të regjistrimit.
Tutje, ai ritheksoi atë që po e thotë tash e disa herë se Serbia s’është shtet demokratik, duke thënë se në rrethana normale dhe në vende me demokraci të zhvilluar, procesi i regjistrimit të popullsisë trajtohet si diçka e natyrshme.
Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë në takimi me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, kanë folur për hapat e mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
E thirrje për regjistrim tashmë ka bërë edhe ambasadori i OSBE-së i akredituar në Beograd, Jan Braathu.
“Madhësia e popullsisë së një pakice kombëtare, ashtu siç arrihet në regjistrimin e popullsisë, vendos edhe për lartësinë e fondeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare, që janë të dizajnuara për të ruajtur identitetin kulturor të një grupi të caktuar. Prandaj unë inkurajoj pjesëmarrjen tuaj dhe bashkëpunimin tuaj me regjistruesit si dhe me institucionet që e zbatojnë këtë proces”, tha ambasador i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë