LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: FMN aprovon financimin prej 52 milionë eurosh për Kosovën

Bislimi: FMN aprovon financimin prej 52 milionë eurosh për Kosovën
Besnik Bislimi-LVV

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka aprovuar financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milionë eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Sot, me datë 10 prill 2020, Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) aprovoi financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milionë euro. Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19”, ka shkruar Bislimi.


Tutje ai ka shkruar se ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv.

“Në ditët dhe javët në vijim, presim edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit tonë për gjetjen e burimeve shtesë të financimit, pas boshllëkut buxhetor, të krijuar nga ngjarjet e fundit”, ka shkruar në fund Bislimi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori