Nga: Robbie Collin, kritik filmi / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur Bernardo Bertolucci shpjegoi se pse ai dhe Marlon Brando kishin krijuar skenën e pashkruar të përdhunimit të aktores 19-vjeçare Maria Schneider – gjatë xhirimeve të filmit Tango e fundit në Paris [Last Tango në Paris] – regjisori italian tha se kërkonte “një reagim sa më real”.
Dramatizimi i Jessica Paludit për jetën e trazuar të Schneiderit – i cili u shfaq në Kanë – është film i realizuar si përgjigje ndaj këtij reagimi: lotët e poshtërimit dhe tronditjes që u morën përmes mashtrimit që e bënë filmin e Bertoluccit sensacion, e shkatërruan jetën e yllit të ri shpresëdhënës drejt tmerrit të cilin ajo nuk e donte.
Shprehja e shkaqeve dhe arsyeve të këtij akti përdhunues – të shkaktuar nga burrat e fuqishëm ndaj një gruaje të re të panjohur, për hir të artit të tyre – është arsyeja për ta bërë filmin Të jesh Maria [Being Maria]. Dhe, kjo pjesë për të cilën u bë filmi, është gjithashtu arsyeja për ta parë. Përshtatur nga kujtimet Kushërira ime Maria Schneider [My Cousin Maria Schneider] nga gazetarja Vanessa Schneider, filmi i Paludit është njëkohësisht i kënaqshëm dhe zhgënjyes: një hapje e tendosur, moralisht irrituese që ndiqet nga një rrëfim shumë më i këndshëm dhe më i thjeshtë i pasojave, nuk mund të mos e bëjë të mos duket si një orë e tërë me sqarime shtesë.
“U ndjeva paksa e përdhunuar”, kështu i përshkroi vetë Schneider xhirimet e skenës, dhe ndërkohë që skenari i Paludit dhe Laurette Polmanssit shtron në mënyrë metodike kushtet në të cilat veprimet e Bertoluccit dhe Brandos mund të ishin dukur të arsyeshme për vetë ata në xhirime, kjo të lë në dyshimin nëse – edhe pse vetë përdhunimi u bë – dhuna e kryer ishte reale.
Aktruar nga aktorja franko-rumune Anamaria Vartolomei, Maria fillon si një figurë e matur, por edhe optimiste: nuk mund ta besojë fatin e saj për të punuar me një legjendë të Hollivudit, 29 vjet më i vjetër se ajo, në rolin e saj të parë madhor. Babai i saj (Yvan Attal), aktori francez i angazhuar me raste, Daniel Gélin, ripohon se çfarë privilegji paraqet ky rol – ndërsa në xhirime, Bertolucci (Guiseppe Maggio) krenohet se filmat e tij nuk përmbajnë aktorë, por njerëz, ndërsa Brando (Matt Dillon, i cili nga këndvështrimet e caktuara i ngjan dikujt tjetër) duke pëshpëritur shpreh fuqinë e “emocionit të vërtetë” në ekran.
Alarmi paralajmërues bie kur, gjatë një skene fillimisht të butë të larjes, Brando papritur e shtyn Marian nën ujë dhe e mban aty. Më pas, teksa rri ulur në banjë ende e zhveshur, ai dhe Bertolucci e diskutojnë me zë të lartë këtë moment mbi kokën e saj, sikur ajo të mos ishte asgjë tjetër veçse një rekuizitë. Por, këta janë gjenialët në punë dhe askush – më së paku vajza që kanë denjuar ta çojnë në nivelin e tyre – nuk duhet të kundërshtojë. Si të tillë, kur vjen koha për skenën fatale, marrin pikërisht atë që duan: regjistrimin vizual të vdekjes së pafajësisë së një gruaje të re. Por, është Maria, jo personazhi i saj ajo që ka mbetur për të vuajtur.
Pasojat afatgjata janë dëshpëruese, por edhe të rëna në tensionin dramatik dhe jetësor. Brando dhe Bertolucci largohen, duke e lënë atë që të përballojë si e vetme skandalet e Tangos së fundit, ndërsa skenarët që ia dërgojnë janë seksuale deri në monotoni, pasi regjisorët e tjerë kërkojnë të fitojnë para. Ngushëllimin e gjen te droga, gjë që e bën atë të papërshtatshme në xhirime. Romanca me një studente më të re të filmit (Céleste Brunnquell) ia sjell njëfarë ngushëllimi, por gjithashtu ndihet si sajesë për t’i dhënë një formë ngjarjes. Ndoshta kjo e metë është tipari i zymtë i integruar i temës së të qenit Maria: vetë Schneiderit iu mohua akti i saj i dytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët