LAJMI I FUNDIT:

“Biologu” De Marnhac dhe konflikti shqiptaro serb

Xavier Bout de Marnhac është shef i EULEX-it në Kosovë. Në vitin 2007 ai ishte komandant i trupave të KFOR-it në Kosovë. Gjithsesi është personi që ka shumë njohuri për historinë shqiptaro serbe dhe mundësitë e zgjidhjes së konfliktit ndërmjet tyre. Një deklaratë e tij në Nëntor 2007, dhënë mediave kishte shkaktuar jo pak reagime në Serbi. Shumë komentues të zemëruar në mediumet serbe e patën quajtur “biolog” edhe pse në biografinë e De Marnhac, biologjia si shkencë nuk zë vend fare. Sipas De Marnhac është “fundi biologjik” ai që përcakton edhe fundin e tensioneve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Cila ishte në fakt deklarata e De Marnhac që shkaktoi valë reagimesh në Serbi? Deklarata e botuar në media në Nëntor 2007 dhe e thënë nga De Marnhac mediumeve amerikane përmes videolinkut nga Berlini ishte: “Tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të përjetojnë një fund biologjik duke marrë parasysh se mosha mesatare e shqiptarëve është 28 vite ndërsa ajo e serbëve 54 vite. Shikuar në asektin afatmesëm kësaj rruge biologjike do t’i vijë fundi sepse e dini njëri nga dy popujt thjesht s’do të ekzistojë”. Nuk është e vështirë natyrisht që të qëllohet se për cilin popull e kishte fjalën De Marnhac.

Muaj më parë, në mediumet serbe ishte botuar lajmi i cili kishte vënë në spikamë alarmin e ekspertëve serb të statistikave se “murtaja e bardhë” po vazhdonte të bënte kërdinë në Serbi. Popullsia serbe po zvogëlohej me ritëm të madh dhe se natalitet ishte në rënie. Mbi 30 mijë serbë ka më pak këtë vit në Serbi në krahasim me vitin e shkuar dhe tempoja po vazhdonte. Ekspertët serb të statistikave kishin vënë alarmin se nëse ky ritëm vazhdon, ekziston droja se brenda 10-15 viteve të ardhshme numri negativ i shtimit do të rritej deri në 60 apo 70 mijë në vit. Sa për krahasim mund të thuhet se me këto të dhëna tregohet se një qytet i tërë zhduket në Serbi brenda një viti.


Një lajm krejtësisht i ndryshëm ishte dhënë në mediat kosovare duke vënë në pah të kundërtën e asaj që po ndodhte në Serbi. Në Kosovë nataliteti kishte shënuar rritje të lehtë dhe vetëm në Kliniken Universitare në Prishtinë kishte pasur mbi 10 mijë lindje vitin e kaluar. Nëse në Kosovë ka së paku 25 mijë banorë të rinj më shume në çdo vit atëherë ndryshimi në total është 55 mijë banorë në raportin Kosovë – Serbi, natyrisht në dobi të Kosovës.

Çështja tjetër që e bën aktuale këtë temë janë bisedimet e ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Shtrohet pyetja se çka ka lidhje nataliteti me këto bisedime? Po ka gjithsesi. A nuk lexuam kohë më parë një lajm të botuar për një dokument të Vikiliks për shqetësimet e Serbisë? Për “çudinë” tonë Serbia nuk ishte e shqetësuar shumë për Kosovën se sa për Maqedoninë. Përfaqësuesit e Serbisë në biseda konfidenciale kishin shprehur drojën se në një të ardhme, popullsia shqiptare në Maqedoni do të bëhej shumicë dhe vaj halli, Maqedonia do të binte në duar të shqiptarëve.

Mund të jetë kjo situatë gjithsesi një nga arsyet e shumta që po i shtyjnë zyrtarët e Serbisë të nguten për bisedime me Kosovën. Ata duan një zgjidhje kompromisi apo një “zgjidhje historike të konfliktit shqiptaro serb”. Dokumenti i botuar nga Vikiliks na tregoi qartazi se zyrtarët serb e kanë të ditur faktin se nuk kanë kurrfarë shansi sa i përket statusit të Kosovës në kuptim të kthimit në Serbi. Është çështje krejtësisht tjetër që ata për arsye të brendshme në Serbi japin deklarata pompoze se “nuk do ta lëshojnë kurrë Kosovën”, “se nuk do ta njohin kurrë” e të ngjashme.

Në dritën e kësaj situate, Serbia dëshiron bisedime të shpejta dhe arritjen e një “kompromisi historik”. Natyrisht nuk është në pyetje kurrfarë kompromisi sa i përket statusit të Kosovës siç u tha. Ndarja territoriale është ajo që Serbia do të dëshironte dhe “do t’ia shpëtonte fytyrën”. Aq larg shkojnë zyrtarët serb saqë do të pranonin edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë vetëm me kushtin që të marrin diçka si kompensim. Meqë situata demografike nuk është fare në favor të Serbisë, atëherë ajo (Serbia) do të përdorë shantazhet e veta në çështje të tjera si ajo e pranisë dhe anëtarësisë së Kosovës në organizata dhe forume ndërkombëtare ku së bashku me Rusinë do të bëjë të gjitha pengesat e mundshme kundër Kosovës. Kjo u tha fare qartë nga ministri serb Jeremiq kohë më pare në një konference të shteteve të Amerikës. I gjithë ky presion dhe shantazh është në funksion të “lëshimit pe nga ana Kosovare”.

Shikuar në aspektin e gjendjes momentale, Kosova për Serbinë nuk paraqet prioritet apo problem madhor. Problemet më të mëdha të Serbisë janë gjendja ekonomike katastrofike e cila sipas ekspertëve serb është e nivelit të vitit 1971 pra 40 vite mbrapa. Problem tjetër akut i Serbisë është siç u cek “murtaja e bardhë” apo nataliteti negativ. Serbia ka problem me menaxhimin e territorit të vet ku rajone tëra po zbrazen. Pretendimi për të kthyer Kosovën është jashtë çdo realiteti dhe logjike të shëndoshë. Çfarëdo shtyrje kohore e “zgjidhjes” së problemit të Kosovës do të jetë më e disfavorshme për Serbinë. Zvarritja e disa marrëveshjeve me Kosovën së fundmi mund të jenë vetëm manovra taktike të Serbisë apo frikë nga reagimi i brendshëm.

Në këto kushte, është Serbia “e sëmura e Ballkanit” që vuan nga një hemorragji e brendshme e thellë. Në një situate të tillë, Serbia do ta ketë të vështirë me brendësinë e saj e lëre më të pretendojë për territore të tjera. Qeveritarët tanë që bisedojnë me Serbinë duhet të kërkojnë optimumin dhe të mos tërhiqen nga asnjë kërkesë që cenon barabarësinë në raport me Serbinë. Ne nuk po kërkojmë as më shumë as më pak,por thjesht të jemi të barabartë. Askush nuk mund të na e mohojë këtë.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Magazina

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori