LAJMI I FUNDIT:

Bing arrin në iOS dhe Android, por jo edhe në WP7

Bing arrin në iOS dhe Android, por jo edhe në WP7

Microsoft ka ndërmarrë një hap mjaft të çuditshëm. Gjiganti amerikan i teknologjisë ka vendosur që të sjell aplikacionin e motorit të saj të kërkimit, Bing, në Android dhe iOS, para se ta vendos atë në platformën e saj mobile, Windows Phone.

Me një postim në blogun e saj zyrtar, Microsoft e ka paralajmëruar këtë aplikacion në sistemet operative të rivalëve të saj, duke i veçuar disa nga funksionet kryesore të Bing Mobile, si hartat e ri-dizajnuara, shërbimin e ri për ofertat, përmbajtjen tjetër në kohë reale dhe jo vetëm kaq.

Në deklaratën e postuar në blogure Microsoft, thuhet se “ne jemi duke punuar që të sjellim përvojën e kërkimit në Bing, edhe në sistemin operativ të RIM BlackBerry, si dhe në Windows Phone 7”.

Një veprim i tillë mund të jetë befasues, mirëpo i njëjti është mjaft me vend, duke marrë parasysh popullaritetin e Android dhe iOS. / Telegrafi /