Bursa më e madhe e kriptovalutave për nga vëllimi i tregtisë Binance, ende është fitimprurëse pavarësisht nga rëniet e mëdha të tregut të kësaj industrie në vitin e kaluar.
Bitcoin si kriptovaluta më me madhe ka rënë për 80 për qind të vlerës së saj nga një rekord prej 20 mijë dollarësh që ishte në muajin dhjetor 2017.
“Deri më tani, ne vazhdojmë të zhvillojmë një biznes fitimprurës”, tha Wei Zhou, zyrtar financiar i Binance, përcjell Telegrafi.
Sipas një raporti, vitin e kaluar Binance bëri 446 milionë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i Changpeng Zhao, i tha Bloomberg se Binance është duke synuar një fitim neto midis 500 milionë dollarë dhe 1 miliard dollarë.
Vitin e kaluar, kompania bleu një portofol të Trust Wallet dhe investoi 2.5 milionë dollarë në Travel by Bit, i cili u lejon përdoruesve të udhëtojnë duke paguar me kriptovaluta. /Telegrafi/