Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të Shqipërisë, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje.
Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.
Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.
Forcat ajrore dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë. Gjatë ditës së sotme, strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit që mbeten active, ndërsa vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun.
Vlerësojmë intensitetin e shtuar të punës së Policisë së Shtetit për identifikimin dhe dërgimin përpara përgjegjësisë të autorëve të zjarreve. Kërkojmë nga organet e drejtësisë zbatimin korrekt të ligjit për të gjithë autorët e këtyre veprave penale që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, pronën, mjedisin dhe vlerat kulturore.
Ftojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht fermerët, që në këtë situatë me temperatura shumë të larta të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve.
Shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve në ndezjen dhe administrimin e zjarreve, përveç rasteve kriminale që janë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile do të vijojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas rastit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova