LAJMI I FUNDIT:

Biden zhvillon bisedime me Suedinë dhe Finlandën

Biden zhvillon bisedime me Suedinë dhe Finlandën

Presidenti amerikan, Joe Biden, iu tha udhëheqësve të Suedisë dhe Finlandës se ai mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e dy vendeve nordike për të përcaktuar “të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”

Biden foli me kryeministren suedeze Magdalena Anderson dhe me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, derisa të tre liderët përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Finlanda konfirmoi dje se do të bënte një përpjekje për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, një lëvizje e cila është kundërshtuar nga shteti anëtar, Turqia dhe u kritikua nga Rusia.


Erdogan mund të shfrytëzojë veton kundër hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO
Lexo po ashtu Erdogan mund të shfrytëzojë veton kundër hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO

Që nga njoftimi, Rusia tha se do të ndalojë shitjen e energjisë elektrike në Finlandë.

Suedia pritet të shpallë një kërkesë të ngjashme në ditët në vijim. /Telegrafi/