LAJMI I FUNDIT:

Biden tregon se pse demokratët humbën garën për guvernator në Virginia

Biden tregon se pse demokratët humbën garën për guvernator në Virginia

Joe Biden është kthyer në SHBA pasi mori pjesë në samitin e G20 në Romë si dhe të klimës në Glasgow.

Presidenti amerikan ka folur se pse demokratët kanë humbur në garën për guvernatorin e Virginias, ku republikani Glenn Youngkin fitoi ndaj Terry McAuliffe.

“Asnjë guvernator në Virginia nuk ka fituar kurrë kur ai ose ajo është i të njëjtës parti me presidentin aktual amerikan”, tha Biden gjatë fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë, raporton cnn.


Biden gjithashtu e cilësoi humbjen në kuadër të një “game më të tërë gjërash”, duke përfshirë pandeminë e vazhdueshme të coronavirusit.

“Njerëzit janë të mërzitur dhe të pasigurt për shumë gjëra, nga Covid në shkollë, në punë dhe një sërë gjërash”, tha presidenti amerikan duke shtuar edhe rritja e çmimit të karburanteve.

I pyetur nëse ai merr përgjegjësinë për humbjen e McAuliffe ose nëse mendon se demokrati do të kishte fituar nëse axhenda e tij, Build Back Better kalon para ditës së zgjedhjeve, Biden tha se “Epo, unë mendoj se duhet të kishim kaluar përpara ditës së zgjedhjeve. Por nuk jam i sigurt se do të isha në gjendje të ndryshoja numrin e njerëzve shumë konservatorë që dolën në zonat e kuqe, të cilët ishin votuesit e Trumpit. Por ndoshta, ndoshta”.

Biden për muaj të tërë është në presion pasi partia e tij nuk ka arritur të kalojë axhendën  gjithëpërfshirëse të brendshme, të përbërë nga një plan infrastrukturor dypartiak prej 1.2 trilion dollarësh dhe një projekt-ligj për zgjerimin e rrjetit të sigurisë sociale prej 1.75 trilion dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori