Biden tregohet romantik, presidenti amerikan i dhuron lule bashkëshortes

Presidenti amerikan, Joe Biden i dhuron një lule Zonjës së Parë, Jill Biden teksa po ecnin për tek helikopteri “Marine One”.
Presidenti dhe Zonja e Parë u nisën për të udhëtuar drejt Atlantas, Georgia, në ditën e 100-të në detyrë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Në fjalimin e parë në sesionin e përbashkët të Kongresit të mbajtur të mërkurën në mbrëmje, presidenti amerikan vuri theksin tek plani ambicioz për infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të punës, duke vlerësuar rolin e qeverisë si një forcë në interes të së mirës.
Kjo ngjarje tradicionale amerikane ishte dukshëm e ndryshme kësaj here për shkak të masave mbrojtëse ndaj coronavirusit. /voa/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































