Nëse presidenti amerikan, Joe Biden dëshiron t’i mbijetojë presionit për t’u tërhequr nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas një paraqitjeje të dobët në debatin me Donald Trumpin, ai do të duhet të shprehet në një sërë ngjarjesh që pasojnë në ditët në vijim.
Ndërsa gjithnjë e më shumë demokratë kërkojnë që ai të largohet dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris të zërë vendin në zgjedhjet e 5 nëntorit, 81-vjeçari duhet urgjentisht t’u tregojë votuesve dhe donatorëve të partisë qëndrueshmëri dhe mprehtësi mendore, shkruan reuters.
Ai do të ketë një shans për ta treguar atë gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Pavarësisë së 4 korrikut për familjet në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë të premten me ABC News dhe në një tubim në Wisconsin më vonë atë ditë.
Më pas, të dielën, ai dhe gruaja e tij, Jill duhet t’u drejtohen mijëra anëtarëve të sindikatës së Shoqatës Kombëtare të Arsimit (NEA) në Pensilvani dhe javën e ardhshme do të presin dhjetëra liderë botërorë në samitin e NATO-s në Uashington. Me atë rast, ai do të mbajë një konferencë të rrallë të pavarur për shtyp.
Një burim i tha Reuters se dhjetëra demokratë të rangut të lartë po monitorojnë nga afër Bidenin, të gatshëm për t’i kërkuar atij të japë dorëheqjen nëse ai bën del keq në intervistën me ABC-në.
Në një intervistë radiofonike me WURD që u transmetua të enjten, Biden foli për sa shumë ka bërë për amerikanët me ngjyrë si president. Herë pas here belbëzonte.
“Kam pasur një debat të keq”
I pyetur nëse amerikanët duhet të shqetësohen pas debatit me Trumpin, Biden tha se “jo, pata një debat të keq. Nuk duhet të zhbëjë gjithçka që kam bërë si president në tre vjet e gjysmë. Djali kundër të cilit po kandidoj është një kriminel i dënuar që dëshiron të jetë diktator që nga dita e parë. Nuk është shaka, ai e thotë këtë”.
Kandidati republikan, Trump ka krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj presidentit Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë që kur dy kandidatët debatuan javën e kaluar, sipas sondazheve të veçanta të publikuara të mërkurën nga New York Times dhe Wall Street Journal.
Çfarë thonë sondazhet?
Një sondazh i Kolegjit New York Times-Siena tregoi se Trump, republikani 76-vjeçar, kishte një epërsi prej 6 për qind, gjegjësisht 49 për qind kundrejt 43 për qind të Bidenit, 81-vjeçarit demokrat, mes votuesve të regjistruar që Times konsideron se ka të ngjarë të votojnë në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Një sondazh i Wall Street Journal tregoi se Trump kishte një epërsi prej 6 pikësh ndaj Bidenit, krahasuar me një epërsi prej 2 pikësh në një sondazh të Journal të kryer në muajin shkurt.
Dje, Biden tha në emisionin radiofonik “The Earl Ingram Show” se nuk po dorëzohet dhe se do të vazhdojë të luftojë.
“Bëra një gabim”
“Bëra një gabim për 90 minuta në skenë. Por, shikoni se çfarë kam bërë në tre vitet e gjysmë të fundit”, tha Biden.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një aleate e gjatë e Bidenit, tha se ishte legjitime të pyetej nëse performanca e Bidenit në Atlanta ishte një “episod” apo një “gjendje aktuale”, por guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul i dha atij mbështetjen e plotë.
“Presidenti Biden është në garë për të fituar”, tha Hochul.
Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, kryetar i Shoqatës së Guvernatorëve Demokratikë, tha se performanca e Bidenit në debatin e së enjtes ishte e dobët, por ai mendon se presidenti aktual është i përshtatshëm për postin.
“Kërcënimi i Trump nuk është vetëm teorik”
“Natyrisht, si shumë amerikanë, ne jemi pak të shqetësuar. Ne jemi të shqetësuar sepse kërcënimi i një presidence Trump nuk është vetëm teorik”, tha Walz.
“Presidenti gjithmonë na ka mbështetur. Ne do ta mbështetim tash atë”, tha para gazetarëve guvernatori i Maryland, Wes Moore pas një takimi me Bidenin dhe zëvendëspresidenten, Kamal Harris në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë 24 guvernatorët demokratë dhe kryetari i bashkisë së Uashington, DC.
Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë, gjithashtu i dha një mbështetje të fortë Bidenit.
Megjithatë, Raul Grijalva, nga Arizona, i bëri thirrje Bidenit të largohej nga gara presidenciale dhe kongresmeni Seth Moulton nga Massachusetts paralajmëroi se po bëhej problem mosha e Bidenit.
“Realiteti fatkeq është se status quo-ja ka shumë të ngjarë të na japë presidentin Trumpin”, tha Moulton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit