LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në Bibliotekën Evropiane

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në Bibliotekën Evropiane

Është nënshkruar këto ditë Memorandumi i Mirëkuptimit mes Konferencës së Bibliotekave Kombëtare të Evropës, të përfaqësuar nga Dr. Elisabeth Niggermann, dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Dr. Aurel Plasari, për përfshirjen me statusin e partnerit të plotë të BKSH në Bibliotekën Evropiane.

Biblioteka Evropiane është një institucion i ri bashkëkohor, i themeluar si nismë e Konferencës së Bibliotekave Kombëtare Evropiane, që tanimë u ofron lexuesve internetistë shërbim falas dhe qasje në 48 biblioteka kombëtare dhe në 20 gjuhë. Burimet e ofruara prej saj janë dy llojesh: digjitale ose bibliografike (libra, postera, harta, regjistrime zanore, video etj.).

Në ditën e sotme Biblioteka Evropiane u jep qasje 150 milionë njësive bibliotekare. Hyrjet e koleksioneve digjitale të referencës janë gjithnjë në rritje. Cilësia dhe mirëfunksionimi garantohen nga 48 biblioteka kombëtare të Evropës, numri i të cilave vjen duke u shtuar.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi Biblioteka Kombëtare, nga ana e saj, ka marrë përsipër të integrojë bazën e të dhënave të veta, si edhe informacionin digjital, tanimë në linjë, në portalin e përbashkët të Bibliotekës Evropiane brenda muajit dhjetor të këtij viti, duke mundësuar kështu qasjen përmes rrjetit evropian në burimet albanologjike, si dhe në gjuhën shqipe, të BKSH. /shekulli/


Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori