Site icon Telegrafi

Beyonce më në fund fiton “Albumin e Vitit” në Grammy 2025, pas kritikave të Jay-Z, ndërsa Taylor Swift shpërfillet

Pas një pritjeje të gjatë, Beyonce fitoi për herë të parë çmimin “Albumi i Vitit” në ‘Grammy Awards’ 2025 me “Cowboy Carter”.

Kjo erdhi një vit pasi bashkëshorti i saj, Jay-Z, kritikoi publikisht Akademinë për anashkalimin e saj.

Ndërkohë, Taylor Swift, megjithëse kishte albumin më të shitur të vitit, nuk fitoi asnjë nga gjashtë çmimet për të cilat ishte nominuar, shkruan DailyMail.

Kendrick Lamar triumfoi me dy nga çmimet kryesore, duke fituar “Këngën e Vitit” dhe “Regjistrimin e Vitit” me diss track-un e tij ndaj Drake, “Not Like Us”.

Çmimi për “Artistin e Ri më të Mirë” shkoi për Chappell Roan.

Në një moment të veçantë, Beyonce mori çmimin nga zjarrfikësit e Los Angeles dhe u shoqërua në skenë nga vajza e saj, Blue Ivy.

Në fjalimin e saj, ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe ia dedikoi fitoren pioniereve të muzikës country me ngjyrë, veçanërisht Linda Martell.

Triumfi i saj shënon një moment historik, duke u bërë gruaja më e dekoruar në historinë e ‘Grammy’ dhe duke fituar më në fund kurorën në një zhanër të ri për të. /Telegrafi/

Exit mobile version