LAJMI I FUNDIT:

Betim Halimi pret penallti në sekondat e fundit, Suhareka mposht Prishtinën

Betim Halimi pret penallti në sekondat e fundit, Suhareka mposht Prishtinën

Suhareka i ka dhënë fund rezultateve negative me tre humbje radhazi, pasi kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi furishëm për skuadrën vendase që shënoi gol vetëm pas tre minutave lojë.

Sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka realizoi gol në minutën e tretë për ta kaluar Suharekën në epërsi 1-0. Megjithatë kur kaluan një orë lojë, Prishtina gjeti golin e barazimit.


Ishte një bashkëpunim mes dy qendërmbrojtësve ku Philippe Boueye asistoi te Ardi Ajdini i cili realizoi me kokë për 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide në Suharekë.

Pjesa e dytë nisi më qetë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes në mesfushë.

Megjithatë në minutën e 68-të, vendasit gjetën golin e epërsisë ku Liridon Fetahaj shënoi gol të bukur për 2-1.

Krejt në fund të ndeshjes, Prishtina fitoi penallti pasi Mevlan Zeka luajti me dorë në zonë.

Përgjegjësinë e mori Albin Krasniqi, ku goditja e tij u prit nga portieri Betim Halimi.

Kësisoj deri në fund gola më nuk pati dhe Suhareka mori fitore me rezultat 2-1.

Me këtë fitore Suhareka ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 16 pikë sa ka edhe Prishtina në pozitën e tretë.

Ndeshjen e ardhshme Suhareka luan në udhëtim te Dukagjini, derisa Prishtina do të luaj sërish jashtë shtëpisë së vet, teksa takohet me Dritën në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Premier League
Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

La Liga
Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Bundesliga

"Askush nuk ka kërkuar falje, jam në shok", kaloi kundërshtaren në garën 4x200 metra, sportistja u godit me stafetë

Atletikë
Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

La Liga
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

La Liga
Kalo në kategori