LAJMI I FUNDIT:

Beteja ligjore e Sony

Beteja ligjore e Sony

Dëmet nga sulmet e hakerave për kompaninë Sony, duket se do të jenë afatgjata, ndërsa gjigandi Japonez po përballet me betejat ligjore të disa prej klientëve të tij, të cilëve u janë vjedhur të dhënat e tyre personale.

Por ndërkohë një ndër përfaqësuesit ligjorë të kompanisë i ka bërë kërkesë gjykatës, që të mos dënojë Sony-n, kjo për shkak se humbjet nuk janë shkaktuar nga kompania, por nga sulmet kibernetike.

Pavarësisht kësaj kërkesë, duke se gjasat për të gjobitur kompaninë Sony janë shumë të mëdha. Mediat flasin për një bilanc humbjeje që mund të përllogaritet në mbi 120 milion $.

Në muajin Prill kompania Sony u sulmua nga një grup hakerash, të cilët kishin thyer sistemin e sigurisë dhe arritën të vidhnin të dhënat personale të të paktën 77 milion përdoruesve. /Telegrafi/