LAJMI I FUNDIT:

Besa shkatërron Hajvalinë

Besa shkatërron Hajvalinë

Besa e Pejës i është rikthyer fitoreve pas humbjes prej Trepçës në kuadër të xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll.

Pejanët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Hajvalisë me rezultat të thellë prej 6:1.

Kuqebardhët në pjesën e parë zgjodhën enigmën sa i përket fituesit pasi që realizuan katër gola, transmeton Telegrafi.


Xhevdet Shabani (‘22), Qemal Elshani (‘29), Xhevdet Shabani (‘40) dhe në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi Leart Emini.

Me të filluar pjesë e dytë, Edinson Morina në të 47 minutë shënoi golin e vetëm për Hajvalisë.

Pejanët patën edhe një rast për të rikthyer epërsinë prej katër golave, por Xhevdet Shabani në minutën e 65 nuk u tregua i saktë prej pikës së bardhë.

Atë që se bëri Shabani, e bëri Elshani me golin e dytë duke e risjell epërsinë e pejanëve prej katër sosh ndërsa ‘Hat-trick’ e kompletoi në minutën e fundit.

Në vazhdim të ndeshjes më nuk u tundën rrjetat e ekipeve respektive dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 6:1.

Pas kësaj fitore, Besa zë pozitën pestë me 40 pikë ndërsa Hajvalia gjendet në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Kalo në kategori