Bërxolla në tigan me patate të fërguara

Përbërësit për 6 persona:* 6 copë bërxolla * 1 filxhan kafeje yndyrë * 2-3 copë qepë mesatare * 1/2 filxhan çaji miell * 1 lugë gjelle gjalpë i freskët * 1.800 kg. patate * 2 filxhanë kafeje yndyrë për skuqje * kripë, spec i kuqGatimi:
Priten bërxollat sipas racioneve, rrihen që të rrafshohen mirë e të hollohen pak, u hidhet kripë dhe spec i kuq.
Vihet tigani me yndyrë në zjarr dhe pasi të nxehet kalohen bërxollat në miell dhe skuqen një e nga një në zjarr të fortë nga të dyja anët. Pastaj vendosen në pjatë.
Në yndyrën ku u skuqën bërxollat hidhet qepë e prerë në formë rrethi. Pasi skuqet mirë vihet sipër bërxollave si garniturë, ndërsa mbi të hidhet gjalpë i freskët.
Shërbehet me patate të fërguara. Kur mishi është i madh bërxollat vihen të piqen edhe në furrë, pasi bëhet salca me qepë, miell, domate, verë etj., shtrohen në tavë dhe i hidhet salca sipër. /Telegrafi/
















































