Berlusconi dënohet më një vit burg

Kavalieri sipas të gjitha gjasave do të apelojë, e përgjatë kësaj kohe do të vazhdojë të mbetet i lirë. Aktualisht, ai është në proces pas apelimit të një dënimi të mëhershëm për evazion fiskal, ndërsa përballet edhe me një tjetër gjyq: atë të marrëdhënieve seksuale me një të mitur.
Ne fakt, nuk ka një perspektive reale që Berlusconi të përfundojë prapa hekurave lidhur me cështjen e kasetës se publikuar në gazetën e drejtuar nga vëllai i tij, por dënimi mund të konsiderohet një grusht i forte ndaj reputacionit të 76-vjeçarit.
Vendimi i gjykatës vjen pak kohë pasi koalicioni i tij i qendrës së djathtë pati rezultat më të mirë nga c`pritej në zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit, te cilat nuk prodhuan një fitues. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































