LAJMI I FUNDIT:

Berisha në Turqi, falënderon për ndihmën dhënë FSK-së

Berisha në Turqi, falënderon për ndihmën dhënë FSK-së

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha u prit sot me nderime të larta ushtarake, në Ankara, nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, zotëri Nurettin Canikli.

Në takimin e përbashkët të ministrave Berisha dhe Isik u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë dhe u theksua gatishmëria e dy ministrive për vazhdimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Berisha ka falënderuar ministrin Canikli dhe nëpërmjet tij edhe popullin e Turqisë për mbështetjen e pakursyer për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në në ngritjen, zhvillimin, profesionalizimin si dhe modernizimin e saj.


Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Turqisë shprehu vullnetin e Ministrisë që ai drejton, që marrëdhëniet ndërmjet dy forcave, dy ministrive dhe dy vendeve të avancohen dhe intensifikohen në të ardhmen, duke u zotuar se do ta mbështesin FSK-në në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e saj si force moderne.

Gjatë qëndrimit në Ankara, ministri Berisha ka takuar edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, nga i cili ka kërkuar që bashkëpunimin ushtarak ta vazhdojnë me partneritet të ngushtë.

Ministri Berisha dhe delegacioni i FSK-së ka takuar edhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke vazhduar shkollimin dhe trajnimet e tyre në Turqi, me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori