Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka komentuar sulmet ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha, dhe publikimit të tij për UÇK-në në vitin 2012.

Berisha ka thënë se ka shumë njerëz që kanë fol kundër UÇK-së, duke përmendur akademikun Mehmet Kraja e ish-kryeministrin Isa Mustafa.


“Kogja do njerëz kanë fol kundër UÇK-së. Tash po dalin kundër Dimal Bashës sikur pe mbrojnë UÇK-në. Hulmutoni qka ka fol Mehmet Kraja, Isa Mustafa. Dimal Basha është qytetar i Kosovës, dhe duhet me majtë gojën pak edhe nuk duhet të bullizohet deri në atë formë, është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës”, tha Berisha.

Berisha tha se kjo është reflektim i krejt kësaj çka ka ndodh, i përçarjes, i etiketimeve i krejt poshtërsive që i kemi përjetuar në Kosovë. /Telegrafi/