Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Lipë të Zveçanit

Sot janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Lipë të Zveçanit.
Këto homazhe i ka bërë kryetari i kësaj komune, Ilir Peci dhe stafi i tij, shkruan Telegrafi.
Kryetari Peci u shpreh se e kanë kujtuar kontributin e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
“Sot, së bashku me stafin tim, bëmë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të fshatit Lipe, në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre. Përulësisht kujtuam kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të ardhmen tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































