Jean Asselborn ka vënë alarmin. Egoizmi nacional i zë vendin ndjesisë së komunitetit, mbyllja në vetvete kufijve të hapur, nacionalizmi vlerave njerëzore. Brenda pak muajsh mund të pësojë kolaps hapësira e Shengenit dhe me të një nga arritjet më të mëdha të Evropës. Madje edhe për mundësinë e një lufte flet ministri i Jashtëm. Luksemburgasi lëvdon politikën liberale ndaj refugjatëve të Gjermanisë. Disa politikanë, thotë ai, e përdorin qëllimisht këtë temë për të nxitur frikë, kjo "çuarje në rrugë të gabuar" duhet ndalur. Rreziku që sheh Asselborni ekziston vërtet, por ndryshe nga sa kujton ai. Prandaj ai nxjerr përfundime të gabuara.
Nga njëra anë ai gabohet për arsyet e frikës. Popullata në Evropë ka frikë nga vërshimi i pakontrolluar i refugjatëve dhe jo sepse u është ekspozuar sharlatanëve të djathtë. Edhe vetë në Gjermani, çdo ditë i kalojnë pa pengesë kufijtë mijëra vetë, edhe pas vendosjes së disa masave restriktive nga qeveria. Autoritetet nuk dinë për shumë migrantë se kush janë, nga vijnë, cila është vendndodhja e tyre e saktë.
Kancelarja vazhdon t’i përmbahet politikës së saj për refugjatët pa kufij të sipërm – dhe kërkon mbështetje për këtë edhe te partnerët evropianë. Për një kohë të gjatë madje ajo të linte përshtypjen se nuk e shqetësonte shumë humbja e kontrollit. Nuk është çudi që qeveritë e tjera refuzojnë të japin mbështetje.
Prandaj Asselborni nuk ka të drejtë as me propozimin e tij për zgjidhjen e situatës: shpërbërja e Evropës nuk mund të ndalet në këtë mënyrë, duke i shpallur pa bazë frikërat dhe duke kujtuar vlerat, por duke e frenuar migrimin masiv në BE dhe duke e bërë këtë në mënyrë radikale. Por Asselborni nuk do t’ia dijë për këtë.
Më largpamës është Presidenti i BE, Donald Tusk. Polaku i përmbajtur thotë për gjendjen aktuale të BE: "Një Evropë pa kufij të jashtëm do të kthehet në një terren që ushqen frikën". Pikërisht këtu qendron problemi!. Prandaj ka dështuar në këtë masë edhe ndarja e refugjatëve brenda BE. Për aq kohë sa vazhdon pa ndërprerje vërshimi i refugjatëve, për aq kohë një çelës i përhershëm i ndarjes së refugjatëve do të ishte thuajse një garanci se do të vijnë gjithnjë e më shumë refugjatë. Qytetarët presin një Evropë, që ta ndalojë së bashku vërshimin e refugjatëve, jo një Evropë që vetëm i ndan ndryshe refugjatët.
E këndshme rrjedhoja nuk është, por e nevojshme: ai që kërkon të shpëtojë kohezionin evropian, duhet të kujdeset që BE të rifitojë kontrollin mbi migrimin. Kjo nuk do të thotë ndalim i pranimit, por me siguri një kufizim i qartë i pranimit të refugjatëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës