LAJMI I FUNDIT:

BDI për shfuqizimin e “balancuesit”: Ditë e zezë për shqiptarët, bashkësitë etnike do të jenë të padukshme

BDI për shfuqizimin e “balancuesit”: Ditë e zezë për shqiptarët, bashkësitë etnike do të jenë të padukshme

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shfuqizua “balancuesi”, tha se “kjo është ditë e zezë për shqiptarët dhe se vendi po kthehet në vitet e 90-ta”.

“Dënojmë vendimin Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar përkatësinë etnike në institucionet publike. Ky vendim përbën sulm të drejtpërdrejt ndaj vlerave themelore të të drejtave të njeriut. Deklarimi i përkatësisë etnike përbën element themelor dhe ky vendim do të ketë pasoja në shkeljen e tyre. Pa “balancuesin” komunitetet do të mbeten të padukshme në institucionet tona”.

“Ky vendim është goditje e Marrëveshje e Ohrit dhe Kushtetutës së vendit tonë. Sot jemi në krizë të bashkëjetesës dhe të drejtës për mundësi të barabartë. Është hap për vendin tonë, si dhe rrënon harmoninë dhe bashkëjetesën që kemi ndërtuar. Bëjmë thirrje institucioneve dhe bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojnë barazinë dhe përfaqësinë e drejtë”, tha mes tjerash Ademi.


Ai theksoi se “BDI do të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve në vend”.

Ademi edhe një herë përmendi se protestat janë në agjendën e Frontit Europian, por se ende nuk kanë ardhur në rendin e ditës në organet e partive të koalicionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori