BDI për kërkesën e Filipçes: Fillimisht të formohet komision parlamentar me mbikqyrje ndërkombëtare, pastaj shohim si do veprojmë tutje

Fillimisht duhet të formohet një komision parlamentar me mbikëqyrje ndërkombëtare, e më pas të mendohet për hapa tjerë, thanë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në lidhje me paralajmërimin e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe për takimin e liderëve.
“Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që nuk dëshirojnë që një nga tragjeditë më të mëdha në vend të përfundojë me farsën më të madhe juridike të drejtësisë selektive dhe robërimit të shtetit, sot të nënshkruajnë nismën e “Frontit Evropian” për formimin e këtij komisioni”, theksojnë nga BDI-ja.
Filipçe mbrëmë në mbrëmjen e donatorëve për të ndihmuar familjet e të pësuarve dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan, paralajmëroi se javën e ardhshme do t’i thërrasë liderët e partive më të mëdha politike në takim në Kuvend për të prezantuar planin e tij – të cilin e konsideron se është obligim për t’u bërë për shtetin sepse, tha “është e qartë se mënyrat konvencionale të udhëheqjes së politikës, të luftës politike, nuk japin rezultate sa duhet shpejt”.
Grupi parlamentar i “Frontit Europian” dje i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit një kërkesë zyrtare për informim për detajet dhe rrethanat, veprimet e institucioneve kompetente dhe qasjen selektive në procesin hetimor lidhur me tragjedinë e ndodhur në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u lënduan, kumtuan nga grupi parlamentar. Ata kërkojnë edhe një komision parlamentar për të monitoruar punën e organeve hetimore dhe gjyqësore lidhur me zjarrin në Koçan.
“Kërkesa bazohet në nenin 205, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshin disa pika kyçe që kërkojnë shpjegim nga Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike dhe institucione të tjera, mes të cilave janë: inspektimet dhe masat parandaluese – masat e marra para tragjedisë, veprimet në ditën e ngjarjes, detaje për hetimin dhe transparencën e tij – si është zbatuar hetimi dhe pse ekziston qasje selektive, qasja selektive në hetim – sqarim i fokusit vetëm tek disa zyrtarë dhe masat për të siguruar një hetim të pavarur dhe transparent – veprimet e ndërmarra për garantimin e drejtësisë, theksojnë nga “Fronti Europian”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas arrestimit, Dardan Molliqaj del para gjykatës, shtyhet seanca dhe revokohet urdhër-arresti ndaj tij

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Ambasadori britanik: Kosova urgjentisht ka nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Avokatja e të akuzuarit Maksimoviq: Klienti im ka qenë duke bërë grill në ditën e sulmit në Banjskë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura