BDI-ja ka fituar në 14 komuna ndërsa PDSH vetëm në dy, në Strugë dhe Studeniçan ku fitoi me vetëm 26 vota diferencë por ky rezultat kontestohet nga BDI dhe do të ankimohet.

Ndërsa Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka pësuar një zhgënjim të madh duke mos fituar asnjë komunë dhe duke humbur edhe Komunën e Gostivarit ku kandidonte kryetari i kësaj partie, Rufi Osmani.


BDI ka fituar në komunat: Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Dibër, Bogovinë, Likovë, Saraj, Haraçinë, Tearcë, Vrapçishtë, Zhelinë, Bërvenicë dhe Pllasnicë.

BDI do të shkojë në balotazh në komunën e Dollnenit pas rivotimit në njërin prej vendvotimeve të kësaj komune. Në rrethin e dytë do të garojnë Abdulla Bajramovski nga BDI i cili mori me 27.31 për qind të votave dhe Boshe Milloshoski nga VMRO-DPMNE me 28,83 për qind të votave. /Telegrafi/